Vendimi i kryeministrit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e nenit 44 të kushtetutës ka përçarë sërisht shoqatat e të përndejkurve politik. Shoqata e Kurt Kolës është ulur sërisht për negocime me Ministrin e Shtetit Blendi Klosi, në zyrat e avokatit të popullit.

Blendi Klosi: “Kryeministri i drejtohet brënda datës 10 Qershor, datë e përcaktuar kjo me negociat, Gjykatës Kushtetuese për të dhënë interpretim ligjor, a do të duhet që nëpërmjet një neni të një ligji të parlamentit apo nëpërmjet vendimeve specifike të gjykatave, do të realizohet dëmshpërblimi i të përndjekurve politik dhe pafajsia e tyre dhe a është neni 57 i kodit civil, nen i cili përcakton masën e dëmshpërblimit të të përndjekurve politik”.

Ndërkohë Kurt Kola shprehet se të përndjekurit do të presin zgjidhjen e qeverisë.

Kurt Kola: “Në bazë të këtyre katër pikave do të vërtetohet nëse në Shqipëri është ndërtuar plotësisht shteti i së drejtës, se në Shqipëri të gjithë njerëzit janë të barabartë përpara ligjit dhe se në Shqipëri është arritur demokracia reale”.

Ndërësa shoqata tjetër për integrimin e të burgosurve politik në një koferencë për shtyp ka ofruar sërisht protesta nëse qeveria nuk ofron zgjidhje deri në datën 16 Qershor.

“Zoti Nano, kushtetuta është e barabartë si për ju që jeni kryeministër, si për ne që jemi qytetarë fisnik të këtij kombi. Pafajsia jonë parlamentare ka fuqinë ligjore më shumë se pafajsia juaj e marrë nga gjykata. Protestat tona kundër qeverisë do të jenë me moton “Integrimi i të përndjekurve politik, integrimi i Shqipërisë në Europë”, të cilat fillojne me datë 16 Qershor përpara kryeministrisë”./tvklan.al