AKPA: Rreth 6 mijë të rinj u punësuan në Janar-Qershor 2022
Vetëm në gjysmën e parë të 2022 referuar Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi rezultojnë rreth 2,745 të rinj deri në 29 vjeç që kanë marrë pjesë në një kurs të formimit profesional. Gjithashtu bazuar në të dhënat e kësaj agjencie janë rreth 18.279 nxënës që ndjekin arsimin e mesëm profesional në vendin tonë.
Referuar shifrave të Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, përgjatë periudhës Janar-Qershor 2022 përmes ndërmjetësimit të zyrave të punës, janë integruar në treg rreth 5,000 të rinj të grupmoshës deri në 29 vjeç që ishin si punëkërkues.
Nga ana tjetër mbi 1,000 të rinj u përfshinë në programet e nxitjes së punësimit i cili funksionon përmes subvencionimit që i bëhet biznesit të pagës minimale dhe sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për çdo të punësuar.
Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, nënvizon se 60 të rinj janë mbështetur për të hapur biznesit e tyre përmes programit të vetëpunësimit. Ndërsa 74 të persona nga mosha 25-29 vjeç u punësuan përmes programit të nxitjes së punësimit Punë Publike në Komunitet.
Pavarësisht shifrave zyrtare të mësipërme shpesh bizneset ankohen se nuk gjejnë punëtorë të kualifikuar, ndaj vihen ne vështirësi.
Klan News