Enzo Fernandez parakaloi përpara tifozerisë së River Plejtit, klubit ku ai u rrit si futbollist për të festuar suksesin në Copa America me Argjentinën.
Por lojtari është sërish në qendër të polemikave ndërsa më parë ka marrë kritika për shkak të një kënge raciste, ku shigjetonte futbollistët me ngjyrë të përfaqësueses franceze.
Këtë herë, nga tribuna u dëgjua sërish kënga raciste kundrejt lojtarëve francezë, nga ana e fansave të pranishëm.
Enzo Fernande kërkoi falje për këtë veprim, e megjithatë situata vazhdon që të jetë e tensionuar, sidomos në klubin e tij Çelsin, ku sipas mediave angleze ka pakënaqësi të mëdha nga ana e disa prej lojtarëve, të pakënaqur me këtë sjellje.
Sipas mediave angleze, argjentinasi e ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme marrëdhëniet e tij me shokët e skuadrës.
Sipas tekstit të këngës, disa prej lojtarëve janë me origjinë nga Angola, kanë nënë nigeriane dhe baba nga Kameruni.
Shoku i tij i skuadrës, Uesli Fofana e akuzoi për racizëm, ndërsa dy lojtarët e tjerë të bluve Malo Gusto dhe Axel Disasi nuk po e ndjekin më në rrjetet sociale.
Klan News