E ardhmja e trajnerit Erik Ten Hag në stolin e Manchester United, është në rrezik serioz. Holandezi nuk ka qenë kurrë më i rrezikuar për tu shkarkuar sesa këtë herë.
Manchester United, ka bërë nisjen më të dobët të sezonit, që nga viti 1989 dhe kjo duket se ka mbushur kupën e drejtuesve, për të ndryshuar “timonierin”.
Te klubi anglez, ka nisur puna për të gjetur zëvendësuesin dhe i pari në listë është një emër i njohur. Sipas mediave pranë Manchester United, i preferuari i drejtuesve është trajneri gjerman, Thomas Tuchel.
Ky i fundit është pa skuadër pas largimit nga Bayern Munich dhe është në pritje të ofertave, për tu rikthyer në stol.
Tuchel thuhet se është i gatshëm për të marrë drejtimin e Manchester United dhe ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare. /tvklan.al