6 të pandehur pranojnë gjykimin e shkurtuar

Nis gjykimi për ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato. Ajo akuzohet për shpërdorim detyre, mbi dyshimet se është shkelur ligji për tenderin për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Nga 10 të pandehurit, 6 prej tyre do të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar, që do të thotë se se nëse shpallen fajtorë atyre u ulet 1/3 e dënimit. Sonila Qato ka vendosur të kërkojë pafajësinë nga Gjykata dhe ka zgjedhur që të gjykohet me gjykim të zakonshëm sëbashku me 3 të pandehur të tjerë.

Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale ‘shpërdorim detyre’, ‘shkeljes së barazisë në tendera, “falsifikim i dokumentave” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Klan News