Pamjet e forcave të ushtrisë që morën nën kontroll Parlamentin e Koresë së Jugut në kryeqytetin Seul bënë xhiron e botës këtë të martë. Shkak u bë shpallja e ligjit ushtarak nga Presidenti i vendit, Yoon Suk Yeol duke krijuar sfidën më serioze për demokracinë e vendit që nga vitet 1980.
Presidenti tha se kjo ishte mënyra e tij e vetme për të mbrojtur vendin nga ata që i cilësoi si “forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane Veriore”, por kjo shkaktoi reagimin e ashpër të opozitës që e quajti një grusht shteti, por edhe të mijëra qytetarëve që rrethuan parlamentin. Ata madje arritën të hynin edhe në disa ambiente të Parlamentit ku nuk munguan përplasjet.
Kundër vendimit të Presidentit dolën edhe ligjvënësit që e hodhën poshtë atë me votë. Akti i Presidentit u kundërshtua edhe nga vetë partia e tij. Në një tjetër dalje për mediat, Presidenti tha se do ta tërheqë ligjin duke bërë një hap pas. Edhe pjesa më e madhe e forcave të e ushtrisë u larguan nga Parlamenti pas deklaratës së Presidentit.
Tv Klan