Në veri të Kosovës janë rikthyer tensionet. Brenda katër ditësh kanë ndodhur tre shpërthime.
Shpërthimi me i fundit sipas policisë ndodhi mbrëmjen e 29 Nëntorit në fshatin Varagë të Zubin Potokut duke dëmtuar kanalin ujites, që shërben për kryerjen e procesit të ftohjes së termocentraleve dhe Ujësjellësi Rajonal “KRU Mitrovica”.
Incidenti tjetër ndodhi më 28 Nëntor, ku mbas ceremonisë për festën e pavarësisë nga komuna, në ora 14:00 u hodh një granatë, duke dëmtuar godinën dhe disa makina.
Incidenti i tretë ndodhi disa ditë më parë ku një granatë shpërtheu në oborrin e stacionin policor të Zveçanit.
Sulmet u dënuan ashpër nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale deklaroi se janë shprehje e dëshëprimit dhe bandave kriminale të dirigjuara nga Beogradi.
Ndërkohë që policia e Kosovës pas këtyre incidenteve që i cilëson si serioze kriminale paralajmëroi shtim masave të sigurisë dhe të patrullimeve në vend, e veçanërisht në veri të Kosovës.
“Do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim. Planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në terren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët.”
Më herët edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e dënoi sulmin por këmbënguli se gjendja në veriun e Kosovës kurrë nuk ka qenë më e mirë dhe më e sigurtë.
Tv Klan