Seanca paraprake për kryedemokratin Sali Berisha dhe 4 të pandehurit e tjerë në lidhje me çështjen “Partizani” është shtyrë.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca për 40 minuta, ku nga mbrojtja e Malltezit janë paraqitur disa prova shkresore.
Më pas, një nga mbrojtësit ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi tjetër duke bërë që seanca të shtyhet për në datën 14 Shkurt./tvklan.al