Policia e Krujës ka parandaluar një krim brenda familjes duke arrestuar në flagrancë një 54-vjeçar, që po kërcënonte me automatik bashkëshorten e tij oficere policie.
Në pranga ka përfunduar Genci Boja, banues në Krujë, teksa forcat e rendit kanë sekuestruar një automatik, 40 fishekë dhe një mjet.
Boja tentoi të vrasë me armë zjarri tip automatik, bashkëshorten e tij L.B.
Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij./tvklan.al