Një 21-vjeçar me iniciale A.C. është arrestuar nga Policia e Tiranës pas denoncimeve të qytetarëve, të cilët kishin raportuar për një person që dyshohej se qarkullonte i armatosur.

Efektivët e Komisariatit Nr.4 në kryeqytet ndaluan në rrugën “Fadil Deliu” 21-vjeçarin, të cilit brenda një çante iu gjet i fshehur një automatik, dy krehëra dhe fishekë.

I riu u arrestua në flagrancë për veprën penale të armëmbajtje pa leje. Nuk dihet nëse 21-vjeçari do të kryente apo merrte pjesë në ndonjë ngjarje kriminale.

/tvklan.al