Priten stuhi të forta ere gjatë natës
Përkeqësimi i menjëhershëm i motit rrezikoi jetën e dhjetëra pushuesve në plazhe. Dy prej tyre humbën jetën paraditen e së dielës në Durrës dhe Gjirin e Lalëzit. Një 33-vjeçar që po bënte xhiro me këtë motor uji në plazhin e Gjirit të Lalëzit ra në det dhe u mbyt.
I riu nuk ia doli të manovrojë mes dallgëve dhe detit të egërsuar. Ndërsa në plazhin e Durrësit një pushuese 50-vjeçare ndërroi jetë pasi u fut në det për t’u larë. Ajo pësoi një arrest kardiak dhe megjithë ndihmën e parë nuk arriti të mbijetojë.
Në Kavajë një tjetër i ri u shpëtua nga mbytja. Ai mori ndihmën e parë sapo u nxor në breg. E gjithë vija bregdetare është përfshirë sot nga një moti i keq me erë të fortë.
Këto pamje i takojnë plazhit të Velipojës. Prej orëve të pasdites, shumë pushues braktisën plazhin për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të forta.
Sinoptikanët thonë se stuhi të forta ere dhe rrebeshe shiu priten gjatë natës dhe të hënën në mëngjes në të gjithë vendin. Era do të arrijë mbi 75 km/h në bregdet, duke bërë që dallgët të arrijnë mbi 6 ballë në det të hapur.
Tv Klan