Një i ri është plagosur me thikë në qytetin e Durrësit. Sipas njoftimit të policisë  ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Si autor i kësaj ngjarje është arrestuar Arjan  Ajazi 23 vjeç, banues në Durrës. Mësohet se Ajazi ka goditur me mjet prerës, thikë  19-vjeçarin me inicialet  I.R. banues në Durrës.

Për pasojë i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje” dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./

tvklan.al