E kush tha që Kylian Mbappe nuk mund të shfaqet edhe në studion e “Kampionëve” në Tv Klan?
“Jam unë me Mbappe në këtë hologram fantastik që e ka realizuar departamenti i grafikës i Tv Klan”, tha moderatorja Marina Vjollca, teksa në studio u shfaq hologrami i futbollistit francez.
E pikërisht për këtë të fundit të fakt u diskutua edhe nga të ftuarit, të cilët shprehën shqetësim për dëmtimin në hundë që sulmuesi pësoi mbrëmjen e kësaj të hëne, gjatë ndeshjes Austri-Francë.
Kastriot Çaushi: Është në ankth e gjithë Franca për hundën e Mbappe, sepse mund të ketë thyerje. Deschamps ka thënë që nuk është mirë. Ka bërë intervistë pas ndeshjes dhe ka thënë që jemi në dyshim se mund të ketë thyerje, gjendjen konkrete nuk e dimë, por nuk është mirë.
Edmond Kapllani: Unë mendoj se është thyerje, duke parë dëmtimin që ka.
Marina Vjollca: Mund të luajë me maskë?
Edmond Kapllani: Po patjetër.
Gentian Zenelaj: Ai ka thyer kërcin e hundës, gjë që boksierët e bëjnë, besoj rikuperohet shumë shpejt. Është thyerje e kërcit. Kot, më falni se po bëj si doktor./tvklan.al