Edhe pse ka mbetur pa shtëpi për shkak të kontratës së dhurimit që Xhezmiu ka firmosur kundrejt djalit të tij të vogël nga martesa e dytë, Miranda e ka gjetur një arsye për t’u gëzuar nga kjo situatë. Gjatë seancës së “Shihemi në Gjyq” ajo nuk ka reshtur duke e fajësuar Xhezmiun për gjendjen ku ndodhen dhe faktin që i solli fundin martesës 30-vjeçare.

Sërish, gjatë rubrikës të së “Dielës  Shqiptare” në Tv Klan, ajo përmendi se Xhezmiu është rrahur nga djali i  tij, Ergysi, çka ai e pohoi. Ky fakt ka mjaftuar që Miranda të ndihet se në njëfarë mënyre gjithçka ajo ka përjetuar, është shlyer disi dhe s’e fsheh kënaqësinë duke fërkuar gjoksin.

Shprehja e saj kundërshtohet nga Eni Çobani, por Miranda është nuk tërhiqet. Madje ajo thotë se nuk e ka lejuar djalin e saj dhe Xhezmiut që  të ndërhyjë në problemin mes babait dhe gjysmë-vëllait të tij.

Xhezmiu ka kaluar një sërë vështirësish shëndetësore, por Eni Çobani shpjegon se janë marrë masat dhe miratimi i mjekut që ai mund të marrë pjesë në këtë seancë.

Miranda: Si përfundim, i mori shtëpitë, i këputi një dru të mirë  këtij dhe erdhi në shtëpi. Kur e rrahu këtë, e rrahu herën e parë, m’u bë qejfi herën e parë, ta them sinqerisht! Kur më thanë gratë që burri t’u rrah me djalin në një mëngjezore, fërkova, ah thashë, janë gjynahet e mia!

Eni Çobani: Pse, nuk është mirë ashtu!

Miranda: Janë gjynahet e mia Eni Çobani se e kaa hak!

Eni Çobani: Nuk mund të rrahësh një njeri në këtë formë, nuk e di!

Miranda: Kur e rreh këtë afër gjykatës dhe bredh me vrap, ky merr djalin e vogël, djalin tim, i thotë  “Feraldo, hajde se mua më rrahu Ergysi, jam përdhe”. Djali më merr mua “ma, Ergysi ka rrahur  Xhezon”. Të keqen nëna, mos luaj nga shtëpia i thashë. Ai që e rrahu, atij ia dha çdo gjë, me atë bashkëpunoi, le të bëjë ç’të dojë! Ka polici! Mos ndërhy ti të keqen nëna!

Ardit Gjebrea: E keni denoncuar në polici?

Miranda: Shkoi vetë ai atje! Djalin s’e lashë unë! Djalin nuk e kam  futur në këtë valle!

Miranda tregon se Xhezmiu nuk e ka marrë dot urdhrin e mbrojtjes pasi është cilësuar thjesht si sherr mes babë e bir nga autoritetet në Berat./tvklan.al