Ish-trajneri i Bajern Mynihut dhe Çelsit, Tomas Tuhel do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Anglisë.
Mediat britanike bëjnë të ditur se gjermani Tuhel pritet që ta nisë detyrën e re në janar të 2025, ndërsa kontrata e tij do të jetë 18 mujore. Ai do të paguhet 5 milionë paund në një vit.
51-vjeçari do të bëhej i treti trajner jo-anglez që merr drejtimin e kombëtares pas Sven-Goran Eriksson dhe Fabio Kapelos.
Tv Klan