Thomas Tuchel është zyrtarizuar si trajneri i ri i Anglisë. Tuchel, i cili ka një të kaluar në këtë vend ku drejtoi Chelsea do të nisë punën në Janar. Në daljen e parë para gazetarëve anglezë ai tregoi objektivin e tij ambicioz.

Thomas Tuchel, trajner i Anglisë: E kuptova që ishte një mundësi e madhe dhe dua ta çoj Anglinë përtej limiteve dhe të fitojmë Kupën e Botës për herë të dytë.

Tuchel do të bëhej i huaji i tretë që drejton përfaqësuesen angleze pas Sven-Goran Eriksson dhe Fabio Capello.

Thomas Tuchel, trajner i Anglisë: Më vjen keq që kam pasaportë gjermane, por do të përpiqem të bindë të gjithë skeptikët dje t’i tregoj atyre se jam krenar që jam trajner i Anglisë. Do të bëj gjithçka për të treguar respekt për këtë rol dhe për këtë vend.

Kjo do të jetë përvoja e parë në një ekip përfaqësues për Thomas Tuchel, pasi deri më tani ka drejtuar në nivel klubesh mes tyre Borussia Dortmund, Paris Saint Germain dhe Bayern Munchen.

Tv Klan