Tirana do të qëndrojë gojëkyçur deri në fund të vitit duke u përqendruar vetëm te ndeshjet.
Trajneri Blaz Sliskovic dhe lojtarët i janë përkushtuar vetëm stërvitjes paraditen e së martës që zgjati 2 orë e gjysmë në fushën “Skënder Halili”.
Baka nuk ka thënë asgjë duke pranuar jashtë kamerave se ky është një vendim i drejtuesve që ai nuk do ta shkelë.
Tirana, e cila udhëhoqi kampionatin për shumë javë, në 7 sfidat e fundit ka mundur të marrë vetëm 7 pikë. Një statistikë e varfër për bardhë e blutë që krijuan një distancë të mirë me vendin e dytë dhe tashmë në atë pozicion ndodhen vetë, 4 pikë larg Vllaznisë.
Ekipi 23 herë kampion ka mundur vetëm Lushnjën prej 19 tetorit duke lënë rrugës 14 pikë nga ana tjetër shkodranët për 7 ndeshje kanë grumbulluar 16 pikë.
Takimet e ardhshme të klubit kryeqytetas duken të lehta pasi në fazën e parë vetëm me Bylisin barazoi ndërsa mundi Apoloninë dhe Flamurtarin.
Kalendar më i vështirë për Vllazninë ku Apolonia zëvendësohet me Dinamon, por nëse rezultatet e takimeve të para përsëriten shkodranët e mbyllin në dimër në krye +1 nga Tirana./tvklan.al