Pas barazimit me Elbasanin dhe në derbin me Partizanin, Gugash Magani kërkon me ngulm rikthimin te fitorja për t’u ngjitur në renditje. Tirana do të luajë të enjten në fushën e Skënderbeut që ka një trajner të sapoemëruar si Ernest Gjoka, një njohës i mirë i kampionatit shqiptar.

“E vlerësojmë si skuadër, pasi luan mirë, lojtarët lëvizin shumë. Në çdo ndeshje do të futemi gjithçka për gjithçka, për të marrë 3 pikët.”

Tirana e ka fituar takimin e fazës së parë me rezultatin 2-1. Java e 16 do të nisë sot në përballjet Teuta-Laçi, Elbasani-Bylis dhe Vllaznia-Dinamo.

Tv Klan