Tirana është vënë sërish në fokusin e mediave të huaja si një destinacion turistik, që mund të shfrytëzohet edhe për të kaluar fundjavën. Në një shkrim të britanikes “Daily Mail” rekomandohet kryeqyteti shqiptar mes 10 destinacioneve që duhet shijuar.
“Ndoshta një destinacion i pazakonshëm për një pushim fundjave, por kryeqyteti i Shqipërisë u përshtatet atyre personave me dell aventuresk. Krahas vizitimit të Muzeut Historik dhe xhiros rekomandohet dhe një tur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e tij të epokës komuniste. Në sheshin “Skënderbej” do të gjeni edhe pallatin e Operas”. shkruan “Daily Mail”.
Pazari i ri mbetet një atraksion që mediat e huaja vazhdojnë ta rekomandojnë për tu vizituar ditën dhe natën.
Së bashku me kryeqytetin, vendet e tjera në listë janë Dole në Francë, Kosice në Sllovaki, Aarhus në Danimarkë, Varshava në Poloni, Rovaniemi në Finlandë, Lviv në Ukrainë, Bari në Itali, Bourgas në Bullgari dhe Izmiri në Turqi.
Tv Klan