Erion Todhe: “Është shkolla “Hasan Prishtina”, ndodhen këtu brenda 10 qendra votimi. Siç e shikoni ka një fluks shumë të madh njerëzish që vijnë  për të votuar. Më parë gjen emrin në listat e afishuara këtu jashtë më pas drejtohen për në kutitë e votimit.”

Erion Todhe: “E gjetët emrin kollaj? Ju pashë që po shikonit listat e votuesve.”

“Po, po e gjeta emrin shpejt domethënë tani do vete ti njoftoj edhe familjarët që të shkojnë të votojnë.”

Në njërën prej qendrave të votimit të kësaj shkolle një prej anëtarëve të komisionit tregon për mbarëvajtjen e procesit.

“Procesi i votimit në qendrën tonë 1760 ka filluar normalisht në bazë të të gjitha normave të kodit zgjedhor, duke filluar në orën 7, zgjedhësit janë pajisur me karta ID dhe pasaporta. Të gjithë anëtarët e komisionit i kanë të qarta detyrat e tyre.”

Erion Todhe: “Njerëzit po e gjejnë emrin në listë?

“Njerëzit që kanë ardhur këtu nuk kanë patur asnjë problem dhe kjo është edhe ky kusht që nuk ka radhë, por të gjithë votojnë të kënaqur dhe pa probleme.”

E njëjta situatë edhe në qendra të tjera votimi në shkolla të ndryshme të kryeqytetit, procesi po ecën normalisht edhe në sytë e vëzhguesve të huaj.

Një fakt interesant është se kompani të ndryshme të sondazheve të opinionit publik  janë duke u përpjekur të improvizojnë një proces votimi që në fakt do të përbëjë një bazë të dhënash për Exit Pollet që do të publikohen pas përfundimit të procesit të votimit./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe