Dëmtimet po kthehen në një problem serioz për Arsenalin. I radhës që është shtuar në listën e infermierisë, është sulmuesi i djathtë, Bukayo Saka.
Lojtari është larguar nga grumbullimi i Anglisë, për shkak të një dëmtimi në kofshë. Ende nuk dihet shkalla e lëndimit, e cila do të mësohet pas testeve mjekësore.
E sigurt duket mungesa për ndeshjen e 19 Tetorit të Arsenalit ndaj Bournemouth, por te “topçinjtë” shpresojnë të mos jetë një dëmtim i rëndë.
Saka është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për londinezët dhe një mungesë e gjatë, do të shtonte dhimbjet e kokës për trajnerin Mikel Arteta, i cili pak kohë më parë humbi një tjetër lojtar kyç, si Martin Odegaard. /tvklan.al