Fitojnë garat në mitingun në salla të mbyllura
Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj arritën sukses në mitingun e Beogradit. Smajlaj u rendit i pari në kërcim së gjati. Prova e tij më e mirë ishte e treta, 7 metra e 94 centimetra.
Burraj mbylli me triumf garën e 400 metrave. Koha e atletit shqiptar ishte 47 sekonda e 2 të dhjetat. Rezultate inkurajuese për këta sportistë në garat në salla të mbyllura ku morën pjesë 120 atletë.
Tv Klan