Atletët shqiptarë kthehen me 4 medalje ari
Fundjava e kaluar ishte e suksesshme për atletikën shqiptar. Disa medalje të marra në Kampionatin Ballkanik dhe Mitingun e Stambollit.
Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj konfirmuan edhe formën e mirë që po kalojnë në aktivitete ku marrin pjesë edhe vende që nuk janë pjesë e rajonit. Atletja u kthye me 2 medalje ari nga Stambolli.
“Është një aktivitet ku marrin pjese sportiste ndërkombëtare dhe ka më shumë rivalitet, por janë gara testuese për të parë formën”.
Edhe Smajlaj u rendit i pari në të dy aktivitetet.
“Gara e kërcimit së gjati ka një rivalitet të madh, por unë u shpalla fitues. Jam 22 centimetra më mirë se viti i kaluar”.
Në këto turne morën medalje edhe Franko Burraj në 400 metra dhe David Nikolli në 1500 metra. Rezultatet bëjnë që këta sportistë të synojnë më shumë këtë vit. Izmir Smajlaj madje do të kthehet në Beograd, aty ku në 2017 arriti suksesin më të madh në karrierë.
“Beogradin jam duke e pritur me padurim, pasi është pista ku u shpalla kampion i Europës. Do të synoj ku të kërcej 8 metra e 10 centimetra”.
“Mendoj se kam besim se ky vit do të jetë më i mirë dhe do të vendos sërish rekord në 3000 metra me pengesa që më motivon shumë për garat në Olimpiadë dhe Europian në Paris”, shprehet Luiza Gega.
Këto aktivitete janë më të rëndësishmit e vitit ku sportistët shqiptarë duan të lenë shenjë.
Tv Klan