Një multiproduksion krejt i veçantë i operas “La Boheme” ka çelur jubilarin e festimeve të 50-vjetorit të artë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Kjo ka mbledhur në këtë teatër një numër të madh spektatorësh ku nuk mungonin personalitetet më ta lartë të shtetit shqiptar.
Opera shqiptare është krijuar në vitin 1953 dhe produksioni i parë ka qenë opera “Rusalka” e kompozitorit rus A.S.Dargomizhsky
Zgjedhja e operas “La Bohem” kryevepra e Giacomo Puccini, në një produksion ndërkombëtar nuk ka qenë një rastësi për të çelur sezonin e ri artistik të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Vënia e saj në skenën shqiptare mbeti një dëshirë e parealizuar në vitet ‘50 dhe tani vjen në saj të realizimit të Teatrit Shqiptar të Operas dhe të Teatrit të Operas së Romës.
Skenografia dhe kostumet tipike të viteve 800, kanë ngjallur një atmosferë krejt ndryshe nga “La Bohem” e shfaqur gjatë sezonit të kaluar në skenën e Operas sonë.
Opera është interpretuar nga solistë të Operas së Tiranës, Sofjes, Shkupit, Bukureshtit, Sarajevës etj./tvklan.al