Jeta artistike në Lezhë vijon të jetë e mbushur me aktivitete këtë verë. Të martën, ishte radha e talenteve të vegjël në muzikë për të dhënë koncert live në sheshin kryesor të qytetit.
Dirigjenti i këtij koncerti të veçantë, Briken Cara, beson se plotësoi pritshmëritë e publikut dhe se realizoi një performancë aspak të lehtë.
Qytetaret që ndoqën këtë aktivitet për 60 minuta thanë se duhen mbështetur talentet e reja pasi janë premtues për të ardhmen.
Koncerti i artistëve të rinj në Lezhë u organizua si pjesë e aktiviteve të përnatshme “Festë N’shpi”, të nisura që prej fillimit të muajit e që do të kulmojnë me 15 Gusht në Ditën e Shtegtarit.
Klan News