Nuk kanë fund telashet për një shqiptar në Greqi, i cili u arrestua tre ditë më parë për vandalizëm.

Mbrëmjen e 13 Dhjetorit, në sheshin kryesor të qytezës Nea Kios, ai u arrestua pasi theu një bankomat dhe filloi të ofendonte shtetin grek e të mburrte Shqipërinë.

Është pikërisht personi që shikoni në foto, i cili u shoqërua në komisariatin e policisë. Ai ishte në gjendje të dehur dhe e kaloi natën në qeli.

Mëngjesin e 15 Dhjetorit, prokurori i çështjes dha urdhër për ta liruar dhe për ta hetuar në gjendje të lirë. Por, sapo doli nga komisariati i policisë, shqiptari u përplas nga autobusi në zonën e Agios Vasilios. Ai u plagos lehtë, megjithatë u dërgua në spital për t’u trajtuar nga mjekët. Mediat nuk e kanë bërë të ditur identitetin e tij.

/tvklan.al