Toka nuk ka qenë kurrë kaq e nxehtë. Këtë e tregon kujtesa e oqeaneve, sipas të cilës planeti ynë po përjeton temperaturat më të nxehta të 12 mijë viteve të fundit. Në këtë konkluzion është arritur pas studimit mbi fosilet detare të analizuara nga një grup ndërkombëtar kërkuesish, të drejtuar nga universitetit amerikan Rutgers University dhe publikuar në revistën shkencore Nature. Rezultatet i japin zgjidhje kështu një debate të gjerë mbi çështjen parashikimeve të ngrohjes globale, pasi mendohej se modelet e përdorua ishin të gabuara.
Ekspertët, nëpërmjet analizimit të fosileve të gjetura të kafshëve të vogla marine, kanë zbuluar ndryshimet e temperaturave në dy epoka të Tokës, që njihen si më të nxehtat, përkatësisht periudha e fundit integlaciale, që përkon me 128-115 mijë vjet më parë dhe ajo aktuale e Olocenit.
Rezultatet tregojnë se temperaturat mesatare vjetore të tanishme janë më të lartat e verifikuara gjatë 12 mijë viteve të fundit, pra gjatë gjithë epokës së Olocenit. Njëkohësisht janë të krahasueshme me ato të 125 mijë vjetëve më parë.
Kjo mendohet se është shkaktuar nga rritja e konsiderueshme e çlirimit të gazrave serrë, që gjë vërteton rolin thelbësor të dioksidit të karbonit në ndryshimet klimatike aktuale./tvklan.al