Takimi i organizuar nga Parlamenti Europian me përfaqësues të Komisionit Europian, presidencës sllovene dhe deputetëve nacional nga vendet e BE-së apo Ballkanit dëshmojnë mungesën e përcjelljes mes institucioneve evropiane për sa i takon politikës së zgjerimit.

Përballë deklaratave për domosdoshmërinë e shtrirjes së demokracisë, shtetit ligjor dhe vlerave europiane në Ballkan nga përfaqësuesi i presidencës sllovene Jansa, apo vlerësimit të progresit nga shefi i Komisionit Europian Barroso, europdeputetët komentuan mosplotësimine e kritereve të kërkuara madje deputetët grek përsëritën se Shqipëria nuk respekton të drejtat e minoriteteve etnike.

Për 10 ditë me radhë nga ana tjetër delegacioni shqiptar ka treguar në Parlamentin Europian ndryshe nga qeveria kurajo për të kërkuar statusin kandidat dhe mospërdorimi i standardeve të dyfishta nga ana e institucioneve europiane për sa i takon regjimit të vizave.

Jozefina Topalli: “Për shkak të reformave të mëdha dhe serioze që janë ndërmarrë nga qeveria dhe parlamenti, ne kemi kurajën për ta shikuar Shqipërinë si partnere të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, duke qenë serioz me to dhe duke guxuar në reforma të rëndësishme, por në të njëjtën kohë për t’i kërkuar dhe atyre që të realizojnë liberalizimin e vizave. Dy sfida shumë të rëndësishme unë shoh në këtë moment për ne shqiptarët, për qeverinë dhe për parlamentin, sfida për të cilat unë jam shumë optimiste. Ndoshta shqiptarët edhe sot që ne flasim nuk e besojnë, por po të vazhdojmë me këtë ritëm reformash siç po ecim ata shumë shpejt do të kenë mundësinë të lëvizin në Evropë dhe në botë si të gjithë qytetarët e tjerë dhe nga ana tjetër po të vazhdojmë me këtë ritëm reformash, pse jo unë besoj se do të na pranojnë si vend kandidat.”

Jozefina Topalli është përfaqësuesja e parë e mazhorancës së djathtë që shprehet pro aplikimit të statusit kandidat në Bashkimin Europian. Qëndrimi i saj përputhet me atë të kreut socialist Edi Rama, pak kohë më parë në Bruksel ndaj dhe mbështetet nga opozita.

Namik Dokle: “Ne kemi bërë mirë që e kemi kërkuar dhe vazhdojmë ta kërkojmë, sepse shikoj që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit po ratifikohet nga një shumicë parlamentesh, shikoj që këtu krahas vërejtjeve dhe sugjerimeve që i bëjnë  Shqipërisë ka një opinion të mirë. Natyrisht detyrat e shtëpisë nuk janë të lehta as për ne, as për Kroacinë, as për Maqedoninë dhe as për vendet e tjera. Obligimi i politikës është që këto detyra t’i kryejë sa më shpejt dhe në mënyrë sa më të plotë.”

Gazetarja: “Në retorikën e Bashkimit Evropian Shqipëria nuk konsiderohet më si një ndër vendet problematike të rajonit. Drejtuesit e Komisionit Europian vlerësojnë se Shqipëria ka bërë progres, kjo nisur dhe nga këmbëngulja e autoriteteve shqiptare për ta dëshmuar këtë fakt.”

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso i pyetur nëse Shqipëria mund të aplikojë për statusin kandidat brenda mandatit të komisionit drejtuar prej tij çmoi se Shqipëria ka bërë progres.

Shqipëria ka një të ardhme evropiane dhe ne po punojmë fort me autoritetet shqiptare për ta bërë këtë gjë të mundur, por s’mendoj se në këtë moment mund ti lejoj vetes, thotë Barroso për të folur për data. Më e rëndësishme se koha mendoj se është cilësia e punës gjë që ja kam thënë në takim edhe kryeministrit Berisha u shpreh ai./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj