Jozefina Topalli: “Kanë mbetur vetëm 5 vende mes të cilave është Sllovenia, unë sapo fola, kisha një bisedë telefonike me kryetarin e parlamentit të Sllovenisë Z.Pavel Ganda, i cili më tha që s’ka asnjë arsye për të pasur asnjë shqetësim, nuk ka asnjë problem, 3 ditë përpara të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare e kanë mbështet votimin e protokollit të NATO-s mes Shqipërisë dhe kësaj aleance dhe tha që unë besoj që të hënën në një votim krejt të shkurtër, një votim që kërkon 2/3 e votës së deputetëve të këtij parlamenti do të votohet. Gjithsesi javën e ardhshme është e sigurt,ai më tha se me probabilitet shumë të madh të hënën do bëhet ky votim. Me Shqipërinë ne s’kemi asnjë problem kështu që duhet të jemi të gjithë bashkë shumë optimist dhe pastaj mbeten dhe vetëm Islanda, Portugalia, Greqia dhe Franca që duhet të bëjnë këtë ratifikim në senat me 4 shkurt. Kështu që është një kohë rekord në të cilën Shqipëria dhe Kroacia po përmbyll një ndër proceset saj më të rëndësishme në mënyrë që në Strasburg me rastin e 60 vjetorit të kësaj Aleance ne ta shohim veten si rezultat i mbështetjes dhe i besimit në reformat tona anëtare të kësaj Aleance. ”/tvklan.al