Lufta kundër korrupsionit është konceptuar si lufta e rendit brenda rendit. Sipas drejtuesit të kësaj ministrie Igli Toska, krimi është luftuar gjatë qeverisjes socialiste dhe jo në kohën kur udhëhiqte Partia Demokratike .Opozita ka shtrembëruar të vërtetën, ka luajtur me statistikat e strukturave të shtetit kundër kultivimit e trafikimit të bimëve narkotike dhe trafikut të drogës duke e krahasuar me periudhën e qeverisjes së tyre. Ministri Toska i është referuar ngjarjes së Lazaratit për të publikuar fakte mungesës së luftës kundër drogës gjatë qeverisjes demokratike ‘92-‘97.

Igli Toska: “Deri në vitin 1995 në arkivin e policisë kriminale nuk ka asnjë statistikë për asgjesimin e bimëve narkotike kur në fakt ka pasur, jo vetëm asgjesime të bimëve narkotike, por, duke përfituar nga mungesa e ligjit, është abuzuar me bimët e korrura duke i ricikluar nga vetë policia. Në vitin 1996 janë disa statistika për korrje të bimëve narkotike, por pa autor dhe pa asnjë procedim penal. Theksoj, përderisa deri në vitin 1998 kanë munguar strukturat antidrogë nuk di se ku i gjen statistikat lideri i opozitës kur në kohën e tij, e përsëris, nuk ka pasur asnjë strukturë e as ligj antidrogë.”

Këto të dhëna ministri i Rendit i ka bërë të ditura gjatë takimit ku është bërë prezantimi i dokumentit të parteneritetit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. /tvklan.al