Kalimi i Rey Manaj te Trabzonspor shihet më i mundshëm se kurrë. Skuadra turke ka përpiluar ofertën për Sivasporin, për ta bindur të lë të lirë sulmuesin shqiptar. Bëhet fjalë për 1.5 milionë Euro që do depozitohen në arkat e klubit të Superligës së Turqisë, me Manaj që do vishte fanellën e Trabzonspor që në merkaton e Janarit.
Për të bindur Sivasporin, ata kanë gati edhe huazimin e tre futbollistëve të rinj, për të cilët, bardhekuqtë do kenë mundësi për të blerë kartonin në fund të sezonit. Skenar që tregon se Manaj ka bindur zyrtarët e klubit të Trabzon për ta ofruar në skuadër.
Pavarësisht dëmtimeve të shumta, Manaj ka qenë në fushë në 954 minuta në 12 ndeshje të kampionatit, gjithsesi ka arritur të gjej rrugën e rrjetës 4 herë. Edhe sezonin e shkuar, ish-lojtari i Interit ka qenë vendimtar për Sivasporin, ku shënoi 22 gola në të gjithë kompeticionet.
Këtë edicion klubi synon rezultate edhe më të larta, ku synim është kualifikimi në Kupat e Europës. Vlera e Manaj në treg vlerësohet me shifrën e 4 milionë Eurove. Në favor të Sivasporit është kontrata me 27-vjeçarin marrëveshje që zgjat deri në verën e vitit 2026.
Klan News