Radhë të gjata të mjeteve në mbikalimin tek sheshi “Shqiponja”
Fluksi i mjeteve që hyjnë dhe dalin nga kryeqyteti ka krijuar një trafik të dendur pasditen e sotme në kryeqytet, pranë mbikalimit tek sheshi “Shqiponja”.
I njëjti fenomen që ndodh çdo verë për shkak të numrit të madh të mjeteve që lëvizin në këtë aks është përsëritur edhe sot, si një paralajmërim se problematika do të mbetet edhe këtë verë.
Pavarësisht masave të policisë, në hyrje të autostradës janë krijuar radhë të gjata makinash, për shkak të lëvizjeve të shumta tashmë në prag të një fundjave disi më të lehtësuar nga masat e karantinës.
Tv Klan