I riu arrestohet së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij
Ky është Eneo Sulejmani, i riu që u plagos nga policia gjatë një operacioni antidrogë në Tiranë, teksa 29 vjeçari po transportone një sasi prej 1 kilogramësh kokainë. I riu po lëvizte me dy të rinj të tjerë në makinën që shihni pamje, kur policia i bëri thirrje të ndalonte të rrugën “Mihal Duri”. Në këtë vend uniformat blu kishin mësuar se tre të rinjtë do dorëzonin kokainën.

Të vënë në këtë situatë, Eneo Sulejmani që drejtonte makinën tip Tiguan dhe dy miqtë e tij kanë tentuar të largohen duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Policia bëri të ditur se në këto kushte një prej agjentëve të antidrogës ka qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të makinës, dhe për pasojë 29-vjeccari, Sulejmani ka mbetur i plagosur.
Ai u dërgua në spitalin e Truamës aty ku dhe u iu komunikua arresti. Gjithashtu në pranga u vunë dhe dy miqtë e tij që gjithashtu ndodheshin në makinë. Në deklarimet e tyre, të rinjtë kanë rrëfyer disa emra, si personat që u dhanë kokainën e gjetur në makinë, megjithatë deri në këtë fazë policia nuk ka provuar përfshirjen e tyre.
Për ngjarjen në kërkim është shpallur dhe një person i katërt. Pjesë e hetimeve është bere dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, lidhur me veprimet e kryera nga uniformat blu, ku nga verifikimet parparake AMP njofton se kanë qenë konform rregullave.
Tv Klan