Policia e Tiranës ka arrestuar 4 gazetarë të një portali. Antidroga ka prangosur Ergis Nokën, Drini Vjerdhën, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerran.
Klan Neës ka mësuar se ata kishin marrë një zyrë në zonën e ish bllokut në kryeqytet, të cilën e kishin kthyer në bazë për shpërndarjen e dozave të drogës.
Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur 300 doza ekstazi dhe pajisje që përdoren për kultivim kanabisi: si ventilator e llamba të vogla. Dyshohet se tabletat e ekstazisë gazetarët trafikantë i siguronin në Kosovës e Serbisë.
Kjo lloj droge shitej 1 mijë lekë më shumicë kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 3 mijë lekë dhe shpërndaheshin kryesisht në lokalet e natës në zonën e ish bllokut.
Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivon edhe drogë në vende të tjera.
Klan News