Qendra e Tiranës ka marrë ngjyrat e atmosferës festive të fundvitit. Dhe pak ditë na ndajnë për të pritur vitin e ri 2025 dhe Bashkia e Tiranës ka menduar që për çdo natë deri më 31 Dhjetor të sjellë koncerte festive me artistët më të njohur të momentit për të gjithë kryeqytetasit dhe turistët.
“Sonte do të kemi këngëtarë të mirënjohur siç është Ermal Fejzullahu, për të pasur në netë të tjera me Dj të ndryshëm. Kemi dhe një natë me këngë popullore, artistë shumë të mirënjohur siç është Ylli Baka, Eli Fara, Artjola Toska”.
Festa do të kulmojë në 31 Dhjetor, ku veç koncertit të përvitshëm, qytetarët do të ndjekin një spektakël fishekzjarresh për 15 minuta.
“Rreth orës 22:30 ne vazhdojmë programin artistik dhe janë shumë këngëtarë të momentit siç është Elgit Doda, Xhensila Myrtezaj dhe Ardit Çuni. Gjithashtu ne kemi një spektakël fishekzjarresh diku te 10-15 minuta. Policia bashkiake dhe të gjithë partnerët e tjerë do të jenë në dispozicion të qytetarëve”.
Ndërkohë atmosfera e krijuar në qytet ka shtuar edhe interesin e të huajve për të vizituar Shqipërinë për festa.
Tv Klan