Tragjedia e familjes Gonaj, e cila humbi tre prej anëtarëve të saj nga shpërthimi i gazit në pallatin ku jetonin në një provincë të Firences në Itali është zhvendosur në fshatin e tyre të lindjes në Vrakë të Shkodrës.
Ëndrra për të ndërtuar një jetë në vendlindje me të ardhurat nga emigrimi, u ndal krejt papritur.
Por drama vazhdon të jetë edhe më e rëndë për kreun e familjes, Gëzimin, i cili kishte mbërritur ne Shqipëri një ditë para tragjedisë, me dëshirën për të ndërtuar një shtëpi, ku do të banonte bashkë me familjen, gruan Angjelinën dhe fëmijët, Dorianin dhe Dorinën, të cilët kishin vendosur të ktheheshin nga emigrimi.
Ndërkohë hetimet për ngjarjen bëjnë përgjegjës pronarin e ndërtesës, i cili pranoi në polici se ka qenë ai shkaktari i tragjedisë. 38-vjeçari pohoi se shpërthimi që i mori jetën Angjelinës dhe dy fëmijëve të saj, ndodhi në kohën kur ai po përpiqej të ndizte një cigare./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle