Lajme Arkiva 2003

Tre ish punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror janë fshehur në Angli menjëherë pas kryerjes së krimit dhe zhdukjes së gjurmëve të tij. Burime të rezervuara për çështjen e cila konsiderohet  mjaft delikate nga krerë të akuzës bëjnë të ditur se Shërbimi Informativ Shtetëror në kohën që ai drejtohej nga Bashkim Gazidede, kanë mundësuar largimin e ish drejtorit të SHISH për Tiranën Arben Zefgjini dhe oficerëve Avni Koldashi dhe Budion Meçe pasi tregtari maqedonas gjeti vdekjen si pasojë e torturave të ushtruara prej tyre.

Prokuroria e Përgjithshme e cila ka heshtur, gjatë ditës së djeshme lidhur me dosjen ka bërë të ditur se mbi 3 të akuzuarit rëndojnë akuzat e pengmarrjes dhe të torturës. Ndërkohë nga ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi bëhen të ditura disa hollësi lidhur me të njëjtën çështje.

Sipas  zotit Klosi institucioni i drejtuar prej tij gjatë vitit ’98 ka  ndihmuar prokurorinë e përgjithshme me të dhëna për zbardhjen dhe identifikimin e autorëve te ngjarjes. SHISH sipas burime ve të tjera është vënë në dijeni gjithashtu se po gjatë kësaj periudhe Zefgjini, Koldashi dhe Meçe vazhdonin të qëndronin në Angli.

Aktualisht hetimet e çështjes po kryen nga Prokuroria e Tiranës me mbikëqyrjen e prokurorisë së përgjithshme. Të pandehurit të cilët pretendojnë se kanë zbatuar urdhrin e eprorëve në vitin ’95 duke marrë peng tregtarin Shqiptaro-Maqedonas, ende nuk janë njohur me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës./tvklan.al