Sulmuesi i Boruia Dormtund Karim Adejemi është ndër më të kërkuarit te gjermanët në këtë merkato vere.
Në garë për shërbimet e tij është futur edhe Aston Villa, ndërsa interes kanë shprehur edhe Juventusi dhe Çelsi.
Por 22-vjeçari e ka bërë të qartë se ai nga verdhezinjtë largohet vetëm te një klub që luan në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.
Aston Vila e shikon si një investim me potencial blerjen e lojtarit të Gjermanisë, raporton “Daily Mail”. Në dy sezonet e fundit, me Borusian ai ka shënuar 14 gola në 66 takime. Klubi gjerman është i gatshëm që ta shesë për rreth 40 milion euro lojtarin.
Juventusi, që gjithashtu ka interes për futbollistin e Manchester United Jadon Sancho shiti Mathias Sule te Roma për të pasur mundësi të bëjë afrime këtë merkto vere, ndërsa qëllimi i drejtuesve është që të përmirësojnë ekipin e trajnerit Tiago Mota.
Klan News