Gjeli i detit kthehet çdo fundviti në shpendin më të rëndësishëm për familjet shqiptare. Prania e tij në tryezën e Vitit të Ri tashmë është bërë një traditë që trashëgohet brez pas brezi.
Për të patur një të tillë shumë qytetarë udhëtojnë drejt Peqinit, ku rritja dhe shitja e gjelave përbën aktivitetin kryesor të gjithë zonës. Tufat e gjelave shiten në rrugë dhe në çdo shesh të mundshëm të qytetit.
“Kam ardhur kastile për të zgjedh një gjel për Bajram. Unë tradicionalisht vij në Peqin vazhdimisht vetëm për këtë punë”.
Në Peqin çdo vit zhvillohet edhe panairi i gjelave të detit, ku shpallet edhe rritësi më i mirë i këtyre shpendëve. Sa për shijen dhe famën e tyre gjithçka mund të shijohet vetëm në tryezë./tvklan.al