Një sasi e vogël lënde plasëse i është vënë në derën e banesës në Shkodër, një 32-vjeçari të identifikuar si Robert Gera.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 3:36 të mëngjesit në rrugën Mark Lula, ku për pasojë janë regjistruar vetem dëme të vogla materiale.
Autorë të kësaj ngjarje dyshohet të jenë 3 persona, njëri prej të cilëve është identifikuar nga policia e Shkodrës dhe është shpallur në kërkim.
Deri në këtë faze të hetimit, ka dyshime se ngjarja të ketë si prapavijë një konflikt për motive banale, pistë kjo që po vlerësohet nga ana e policisë dhe prokurorisë.
Vendosja e lëndës plasëse mëngjesin e kësaj të diele në Shkodër e ka çuar në 17 numrin e shpërthimeve me tritol regjistruar në gjithë vendin brenda vitit 2024.
Shkodra rezulton qarku me më shumë raste e ndjekur më pas nga Elbasani.
Klan News