Donald Trump po u gjen vend në administratën e tij edhe krushqve. Presidenti i zgjedhur emëroi Massad Boulos, në postin e këshilltarit të lartë për çështjet arabe dhe të Lindjes së Mesme. Massad Boulos është vjehrri i Tiffany, vajzës së Turmp-it, e martuar me djalin e tij Majkëll Boulos.

Në njoftimin e tij në rrjetin Social Truth, Trump e quan Boulos “njeri të ujdive”, “mbështetës të palëkundur të paqes në Lindjen e Mesme” dhe “avokat të fortë të interesave amerikane”. Massad Boulos, një biznesmen i fuqishëm i lindur në Liban, pritet të ketë një rol të rëndësishëm në konfliktet e Izraelit me Hezbollahun dhe në Rripin e Gazës, duke qenë një njohës i mirë i problemeve të rajonit, por edhe në konfliktin e rishpërthyer në Siri.

Të shtunën, Trump emëroi krushkun tjetër Charles Kushner, vjehrrin e Ivankës në postin e ambasadorit në Francë. Biznesmeni dhe filantropisti Kushner ka qenë i shpallur fajtor për shmangie të taksave dhe donacione ilegale të fushatës, por u amnistua nga Trump në 2020-ën në ditët e fundit të mandatit të parë.

Tv Klan