Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk do ta vazhdoj hetimin e mëtejshëm ndaj Hillary Clintonit, lidhur me përdorimin e emailit privat, derisa ajo ishte sekretare amerikane e shtetit, ka thënë një këshilltare e lartë e tij.
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, zoti Trump ishte kërcënuar se do ta burgoste rivalen e saj demokrate, nëse ai zgjedhet president.
Por, këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, i tha sot rrjetit MSNBC se ai do të tërhiqet nga përkushtimi i tij për emërimin e prokurorit special për të hetuar lidhur me aksionet e zonjës Clinton.
Conway tha se ish-sekretarja e shtetit “ende duhet të ballafaqohet me faktin se shumica e amerikanëve nuk e konsideron atë të jetë e sinqert ose që mund t’i besohet”.
“Nëse Donald Trump mund të ndihmoj në shërimin e plagëve të saj, kjo me gjasë është gjë e mirë”
, tha Conway.
Agjencia FNI ka zhvilluar hetime kundër zonjës Clinton, lidhur me përdorimin e serverit privat të emailave derisa ishte sekretare e shtetit dhe ka konkluduar se aksionet e saj ishin pakujdesi, por nuk kishte bazë për paraqitje të akuzave.
/Radio Evopa e Lirë