Mike Johnson u rizgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve pas një raundi të gjatë votimi që vuri në dukje ndasitë e vazhdueshme mes Partisë Republikane në Kongres.
Fillimisht ai u duk se nuk arriti të siguronte votat që i duheshin për të mbajtur rolin e udhëheqësit, por dy republikanë që fillimisht nuk mbështetën atë, ndryshuan qëndrim duke votuar për të pas më shumë se një orë e gjysmë negociatash.
Ai u rizgjodh me 218 vota, minimumi i votave të nevojshme. Republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqesuesve me një shumicë të ngushtë 219 -215.
Donald Trump uroi Mike Johnson për rizgjedhjen e tij në këtë post, pavarësisht kundërshtimit fillestar të kongresmenëve republikanë. Zgjedhja e kryetarit është një nga veprimet e para të Kongresit të ri pasi pa zgjedhjen e tij, Kongresi nuk mund të kryejë asnjë funksion.
Më 6 Janar, Senati pritet të mblidhet për të certifikuar fitoren e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump. Dhe pas betimit të tij më 20 Janar, republikanët do kenë kontrollin e të 3 degëve të qeverisjes në dy dhomat e Kongresit dhe në Shtëpinë e Bardhë.
Pas kundërshtimeve mbi buxhetin e qeverisë muajin e kaluar, kontrolli nga Partia Republikane si i Kongresit ashtu edhe i Shtëpisë së Bardhë, përballet me sfida. Tradicionalisht, 100 ditët e para të Presidencës dhe Kongresit të ri paraqesin një periudhë me agjendë legjislative ambicioze.
Tv Klan