Lajme Arkiva 2003

Trupat paqeruajtëse shqiptare Komando me mision në Irak janë vendosur në Pallatin e Sadamit në Mosul. 71 specialet komando janë familjarizuar krejtësisht me trupat e divizionit amerikan dhe kanë në dispozicion të tyre si lidhje telefonike ashtu edhe internetin.

Kontingjenti shqiptar ka ngritur një spital ushtarak në Mosul ku deri më tani janë kuruar katër ushtarak të plagosur amerikan.

Disa prej trupave komando janë tashmë në eskortën e shoqërimit të shtabit të divizionit të këmbësorisë amerikane numër 1021 ku dikur ka shërbyer edhe vetë sekretari amerikan i shtetit Colin Powell.

Komandot shqiptarë pas bashkimit të trupave të koalicionit që veprojnë në rajonin e gjirit Persik, kanë rifilluar stërvitjen intensive. Gjatë kësaj stërvitjeje përpunohen kryesisht elementet bazë që lidhen me angazhimin e tyre në misionin paqeruajtës.

 Këta elementë konsistojnë në kryerjen e detyrave të patrullimit dhe të kontrollit në pikat vrojtuese./tvklan.al