Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Partitë opozitare janë mbledhur sot në një tryezë të përbashkët për të formuluar qëndrimin e tyre pas mosarritjes së konsensusit për KQZ, ndërsa ambasadori Ahrens i ka dorëzuar qeverisë draftin elektoral. Partitë opozitare kërkojnë ndryshimin e përbërjes së KQZ, zgjedhjet e tyre me konsensus dhe miratimin e draftit me konsensusin e forcave politike.
Këto parti janë angazhuar për të mbajtur të hapur dialogun duke ngritur një grup të posaçëm që do të marrë kontakte me përfaqësitë diplomatike në Tiranë ku do të kërkojë angazhimin në komunitetin ndërkombëtar për arritjen e konsensusit. Lideri demokrat Berisha duke shprehur qëndrimin e PD, e ka cilësuar mosndryshimin e përbërjes së KQZ një zgjidhje të kobshme.
Sali Berisha, kryetar i PD:- “Tani kanë vendosur të varrosin përfundimisht votën e lirë të shqiptarëve. Kanë vendosur të varrosin vendosmërinë e tyre për të bërë dhe firmosur historinë e tyre më votën e lirë. Ata njëlloj siç vjedhin taksat dhe doganat, njëlloj siç vrasin në gjyq dhe pa gjyq e kudo, tani do ti vrasin dhe votën e lirë. Demokratët nuk dorëzohen, se demokratët nuk i dorëzojnë kujt votën përveçse lirisë së tyre. Demonë të pushtetit, përfaqësues të lobeve më anti-shqiptare kërkojnë dhe njëherë të destabilizojnë shqipërinë. PD është e përcaktuar nuk bojkoton zgjedhjet. PD është e përcaktuar nuk pranon komisionin e Mejdanit”.
Mesa duket vijoj më tej Berisha këta duan të spostojnë votimet në Greqi. Sepse vetëm atje mund të fitojnë. Partitë opozitare kanë deklaruar se mund të organizojnë protesta massive në të gjithë vendin. Ju siguroj ju drejtua Berisha kolegëve të djathtë se këto protesta do të jenë më të fuqishme se ka parë shqipëria./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego