Turi elektoral i kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu ka vijuar në Bulqizë. Gjate fjalës së tij Mediu deklaroi se me 28 qershor shqiptarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar për partinë republikane dhe koalicionin e djathtë. Sipas Mediut në vitin 2005 ku filloj dhe mandati i parë, qeveria mori angazhime serioze të cilat janë përmbushur të gjitha.
Fatmir Mediu: “Votoni numrin 16, keni votuar Partinë Republikane. Besimin tek liria, besimin tek vetvetja që jemi të zotët të ndërtojmë të ardhmen tonë dhe padyshim besimi tjetër, besimi më i madh, besimi tek bulqizakët dhe të gjithë shqiptarët që ne duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë ashtu siç e kërkon zoti, siç e duam vetë, si njerëz që e kemi vetëm një rrugë dhe një të ardhme, të ardhmen tonë evropiane.”
Kreu republikani theksoi se ne mandatin e dytë qeverisës do të punojmë të gjithë së bashku për të ndërtuar të ardhmen e vendit. Korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk do të tolerohen asnjëherë deklaroi Mediu në fund të fjalës së tij./tvklan.alGazetari: Eno Luarasi