“Taksat e shqiptarëve në xhepat e klientëve të qeverisë”
“Pas koronës ka rënë xhiro. Dobët! Nuk ka njerëz që të blejnë”
Qytetarë e përfaqësues të biznesit të vogël në zonën e ish-Unazës së Re iu ankuan kreut të opozitës për taksa të larta, rënie të xhiros dhe harresë të qeverisë gjatë tre muajve të karantinës.
“Me ato 260 mijë lekë që i dha ai, i mbajti prapë shteti, se u deshën me u pagujt sigurimet e punëtorëve.”
Sipas Bashës, kjo situatë mund të tejkalohet vetëm duke ndihmuar ekonominë familjare, si e vetmja mundësi për të rritur fuqinë blerëse.
“Gjëja e parë është të rrisim fuqinë blerëse se nëse njerëzit i kanë xhepat bosh, kjo shkatërron të gjithë zinxhirin e ekonomisë. E ndjeni ju, bie punësimi, pastaj bie konsumi edhe bëhet rreth vicioz”.
Përgjegjës për krizën ekonomike bën kryeministrin Rama, të cilin e akuzon se taksat e shqiptarëve i ka çuar në xhepat e klientëve të tij.
“Në vend që të shkojë lart, shkon poshtë e më poshtë. Dhe që njerëzit të kenë lekë në xhepat e tyre në këto kohë pandemie, taksat duhet t’i kishin çuar për t’i ndihmuar njerëzit
Ndryshimi sipas Bashës do të vijë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Pas ardhjes së demokratëve në pushtet ai tha se qeveria e tij do të aplikojë vetëm një taksë, atë 0.5 % përqind të xhiros vjetore për biznesin e vogël.
Tv Klan