Kryeministri Edi Rama në mbledhjen online të Asamblesë Kombëtare të PS njoftoi se turi me diasporën do rinisë në Shtator në Londër dhe Dusseldorf.
Rama sqaroi arsyen e shtyrjes së takimeve me emigrantët në Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë ku dha arsyet e veçanta për secilin takim.
Edi Rama: Në Greqi dhe në Itali takimi nuk ka qenë thjeshtë një qëllim në vetvete, as thjeshtë një takim pa vazhdim, por ka qenë edhe një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës përtej mureve të sallës ku ka filluar një punë domethënëse për të rienergjizuar rrjetin e anëtarësisë dhe të simpatizantëve të PS. Turi do të vazhdojë në shtator, pasi për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër u bë një problem më vetë marrja e sallës që kishim më parë edhe me të drejtë, pasi në një situatë zgjedhore është normale që edhe ne të shmangim një takim që edhe pse nuk është partiak, apo ka të bëjë drejtëpërdrejtë me zgjedhjet në Britaninë e Madhe sidoqoftë është një takim politik.
Dhe po kështu duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin tjetër të Duseldorfit në një moment shumë afër me ndeshjen e skuadrës tonë kombëtare nuk do të donim të krijohej një ide e përzirjes së dy gjërave edhe pse takimi ishte i organizuar pavarësisht nga… Prandaj në Shtator do të marrim përsëri turin dhe do të zhvillojmë takimet e Britanisë dhe Gjermanisë, ndërkohë që do të përgatisim edhe një takim në Shtetet e Bashkuara. Kjo sa i përket organizimit në raport me 20 Korrikun që është data e Kongresit.
/tvklan.al