Në vijim të turit “Shqipëria po ndryshon” kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli është ndalur në Rubik, kryeparlamentarja ka theksuar se investimet e qeverisë nuk kanë anashkaluar këtë fshat përkundrazi, në këtë mandat ato janë tetëfishuar.
Jozefina Topalli: “Ndërkohë që ne anëtarësojmë Shqipërinë me të drejta të plota në NATO, kryetari i bashkisë së Tiranës bën protesta. Pikërisht pas marrjes së ftesës së NATO-s. Ndërkohë që ne rrisim rrogat në parlament për arsimtarët, për infermierët për administratën ato votojnë kundër rritjes së rrogave, rritjes së pensioneve. Ndërkohë që ne sjellim buxhet shtesë në parlament mbi 100 milion dollarë, 200 milionë dollarë, 300 milionë dollarë që do shkojnë për fshatin, për qytetin, për shkollën, për spitalin ata votojnë kundra.”
Topalli është shprehur së është përgatitur programi për mandatin e ardhshëm nga fitorja e të cilit qeverinë e ndajnë dy muaj./tvklan.al