Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamje të një grupi turistësh anglezë që kanë zgjedhur lumin e Vjosës për sportet ujore.
Krahas pamjeve, Kreu i qeverisë shkruan se “aventurat sportive janë po ashtu forma më e gjallë për shijimin e thesareve tona natyrore duke dëshmuar se viti turistik vazhdon përtej muajve të verës”.
Vjosa dhe zonat e mbrojtura të Shqipërisë, vazhdojnë të “thithin” një numër të jashtëzakonshëm turistësh të huaj.
Gjatë muajve Janar-Gusht të vitit 2024, zonat e mbrojtura janë vizituar nga 3.8 milionë vizitorë, me një rritje prej 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Klan News